Instituti Ekonomik i Vjenës: Shqipëria, me rritjen më të madhe të pagave në rajon

2019-04-19 09:25:18 CRI Komenti juaj Printoni

Shqipëria është një ndër vendet që ka njohur rritjen më të madhe nominale të pagave, bindshëm përtej normës së inflacionit.

Kështu citon, studimi i publikuar së fundi nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike, "Mbi ecurinë e çmimeve të konsumit në vendet e Europës Qendrore dhe Juglindore".

Sipas këtij studimi, për sa i takon pagave, Shqipëria rezulton me një rritje pranë 10%, duke u renditur e 8-ta në rajon në termat e rritjes.

Për Shqipërinë, pagat janë rritur me të paktën 7% përtej hapit të rritjes së çmimeve të konsumit.

Ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria rezulton të jetë e para, si për rritjen e pagave, ashtu edhe për diferencën mes këtij indikatori dhe atij të inflacionit.

Sa i përket normës së ulët të inflacionit në të gjithë Europën Qendrore dhe Juglindore, Instituti i Vjenës jep disa arsye, një ndër to i referohet çmimeve mjaft të ulta të ushqimeve në nivel global. (ATA)

Mrekulli
Lajmet Kryesore