Kinë, investimet e huaja direkte rriten 6.5% në tremujorin e parë

2019-04-19 09:04:43 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Tregtisë njoftoi se investimet e huaja direkte të Kinës arritën në rreth 242 miliardë juanë në tremujorin e parë të këtij viti, duke u rritur 6.5 për qind në krahasim me një vit më parë.

Në tremujorin e parë të viti, investimet e huaja direkte të Kinës nga sektorët jo-financiarë arritën 36 miliardë, një rritje 4% me bazë vjetore.

Investimet nga Koreja e Jugut u rritën me 80 për qind, nga ShBA-ja u rritën me 71 për qind dhe nga Gjermania u rritën me 86 për qind në krahasim me një vit më parë.

Kapitali i huaj që rrjedh në sektorin e prodhimit të teknologjisë së lartë në vend u rrit 15 për qind, në 26 miliardë juanë gjatë të njëjtës periudhë.

Muajin e kaluar investimet e huaja direkte të Kinës arritën në 95 miliardë juanë, duke u rritur me 8% në krahasim me një vit më parë. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore