Kina do të forcojë zhvillimin cilësor të ndërtimit të përbashkët të "Një brez, një rrugë"

2019-04-19 14:32:37 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 发展---[fā zhǎn]---Zhvillim

Më 18 prill, zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe të Reformës të Kinës Yuan Da u shpreh në Pekin se gjatë 6 vjetëve të fundit, pala kineze është përqendruar në parimet e diskutimit, ndërtimit dhe përfitimit të përbashkët dhe ka nxitur ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë" drejt përparimit të rëndësishëm dhe rezultateve efektive. Ai shtoi se në të ardhmen, Kina do të forcojë më tej zhvillimin cilësor të nismës "Një brez, një rrugë".

Në një konferencë shtypi Yuan Da bëri të ditur se në aspektin e komunikimit të politikave, pala kineze ka nënshkruar 173 marrëveshje bashkëpunimi me 125 vende dhe 29 organizata ndërkombëtare. Shumë vende të zhvilluara e institucione financiare bashkëpunojnë me ndërmarrjet kineze duke zhvilluar së bashku tregun e palës së tretë.

Përveç këtyre, në lidhje me infrastrukturën dhe lehtësimin tregtar janë arritur gjithashtu përparime të konsiderueshme.

Si përshembull, tha ai, deri në fund të marsit të vitit 2019, numri i trenave të mallrave Kinë-Europë arriti në 14 mijë vajtje-ardhje në mbi 50 qytete të 15 vendeve të ndryshme.

Në aspektin e lehtësirave tregtare, në periudhën 2013-2018, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë midis Kinës dhe vendeve të nismës tejkaloi 6 trilionë dollarë amerikanë. Përveç këtyre, edhe projektet e zonave industriale kanë përparuar hap pas hapi.

Sa i përket shërbimeve financiare, Kina ka vendosur marrëveshje dypalëshe të këmbimit valutor me më shumë se 20 vende përgjatë nismës dhe marrëveshje për monedhën RMB me shtatë vende.

Gjitashtu është ngritur një qendër e ndërtimit të aftësisë së përbashkët me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Deri në fund të vitit 2018, kompanitë e sigurimit të kredive të eksportit të Kinës kanë realizuar mbi 600 miliardë dollarë në mbulimin e sigurimeve në vendet përgjatë nismës.

Në lidhje me shkëmbimet njerëzore, tekniko-shkencore, bashkëpunimit në fushën e arsimit, turizmit kulturor, zhvillimit të gjelbër etj. janë arritur gjithashtu përparime të dukshme.

Yuan Da theksoi se në të ardhmen Kina do të forcojë më tej zhvillimin më cilësor të ndërtimit të nismës "Një brez, një rrugë". (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore