Sudan, ushtria përmbys presidentin Omar al-Bashir

2019-04-12 11:28:53 CRI Komenti juaj Printoni

 

Të enjten, ministri i Mbrojtjes i Sudanit Avad Mohamed Ahmed Ibn Auf mbajti një fjalim në televizion, ku shpalli rrëzimin nga pushteti të presidentit Omar al-Bashir dhe hyrjen e vendit në gjendjen e jashtëzakonshme.

Foto arkivi: presidenti i Sudanit Omar al-Bashir

I veshur me uniformë ushtarake, Ibn Auf tha se Bashiri është arrestuar dhe ndodhet në një vend të sigurt. Ai shpalli njëkohësisht formimin e një komisioni ushtarak, që do të qeverisë vendin gjatë dy vjetëve të periudhës kalimtare. Ministri shpalli njëkohësisht pezullimin e kushtetutës së përkohshme të vendit. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore