Publikohet dizajni i pavijonit kinez për "Expo 2020"

2019-04-12 11:09:43 CRI Komenti juaj Printoni

Dizajni i pavijonit të Kinës në "Expo 2020" është bërë publik në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Pavijoni, me një sipërfaqe prej 4 mijë metrash katrorë, do të jetë një prej më të mëdhenjve në "Expo 2020".

Ai është projektuar me një pamje të ngjashme me fenerin tradicional që simbolizon shpresën dhe një të ardhme të ndritur plot me mundësi për të gjithë njerëzimin, duke pasqyruar në mënyrë të gjallë kulturën dhe historinë kineze.

Pavijoni i Kinës ka në fokus temën "Ndërtimi i një bashkësie me të ardhme të përbashkët për njerëzimin - Inovacion dhe mundësi", duke paraqitur arritjet e fundit inovative të Kinës në fushën shkencore, të informacionit e të teknologjisë së komunikimit.

"Expo 2020" e Dubait do të mbahet nga 20 tetor 2020 deri më 10 prill 2021. Kjo do të jetë Ekspozita Botërore e parë që mbahet në rajonin e Lindjes së Mesme, të Afrikës dhe të Azisë Jugore.

(Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore