Kryeministri kinez bën thirrje për lidhje më të ngushta ekonomike me EQL-në

2019-04-12 09:45:20 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang bëri thirrje të enjten për lidhje të ngushta ekonomike me vendet të Europës Qendrore dhe Lindore (EQL), gjatë takimit me homologët e tij nga vendet e rajonit, duke përfshirë Republikën Çeke, Shqipërinë dhe Sllovakinë.

Udhëheqësit u zotuan të promovojnë bashkëpunimin në fusha si energjetika, infrastruktura, turizmi dhe shkëmbimet njerëzore.

Lidhur me bashkëpunimin bujqësor, Li tha se Kina është e vendosur të zgjerojë importet e produkteve bujqësore karakteristike nga këto vende, si mjalti dhe vaji i ullirit. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore