MJK: Rritja e parashikimit nga FMN-ja, tregues i prirjes pozitive të ekonomisë kineze

2019-04-12 09:52:33 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze thonë se rishikimi i fundit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar i parashikimit për GDP-në e Kinës këtë vit tregon se ekonomia kineze ka ruajtur prirjen pozitive.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lu Kang shprehet se rishikimi gjithashtu rrit besimin se ekonomia kineze do të ruajë një rritje të qëndrueshme.

"Tani ka ende disa faktorë të papërcaktuar dhe të paqëndrueshëm në mjedisin e jashtëm, por prirja pozitive afatgjatë e ekonomisë kineze mbetet e pandryshuar. Karakteristikat themelore të ekonomisë kineze, përkatësisht elasticiteti i madh, potenciali i fortë dhe fleksibiliteti i lartë mbeten të pandryshuara. Fakti se FMN-ja e ka rritur parashikimin e rritjes ekonomike të Kinës tregon se bashkësia ndërkombëtare është shumë e bindur se ekonomia kineze mund të ruajë rritjen e mesme-të lartë dhe të shkojë drejt nivelit të mesëm-të lartë të zhvillimit," tha Lu Kang-u.

FMN-ja e rriti parashikimin e vet për rritjen e ekonomisë kineze sivjet nga 6.2 në 6.3 për qind, duke ulur parashikimin e rritjes globale në 3.3 për qind.

Kjo është hera e dytë që FMN-ja ul parashikimin e rritjes globale këtë vit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore