Merkeli: Më mirë shtyrje se një "Brexit" pa marrëveshje

2019-04-11 11:11:04 CRI Komenti juaj Printoni

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se shtyrja e "Brexit"-it është diçka më e mirë sesa largimi i Britanisë nga BE-ja në një mënyrë të parregulluar.

Merkeli tha se beson që një zgjatje më e madhe sesa ajo e kërkuar nga kryeministrja britanike May mund të jetë më e përshtatshme.

Shefja e qeverisë gjermane i bëri këto komente duke folur në Bundestag, përpara një samiti të posaçëm të BE-së të mërkurën. (Vera/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore