Erdogani: Marrëveshja për "S-400" është vendim i sigurisë kombëtare

2019-04-11 11:03:47 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se prokurimi nga Turqia i sistemit rus të mbrojtjes ajrore "S-400" është një marrëveshje e sigurisë kombëtare dhe tani është në fazën e dorëzimit.

Komentet e tij udhëheqësi turk i bëri pas kthimit në atdhe nga një samit me homologun e tij rus Vladimir Putin të hënën.

Marrëveshja Ankara-Moskë mbi sistemin "S-400" u firmos në dhjetor 2017, kur palët nënshkruan një marrëveshje prej 2.5 miliardë dollarësh për dy bateri të këtij sistemi.

"S-400" është sistemi më i përparuar kundërajror i raketave me rreze të gjatë i prodhuar nga Rusia.

Turqia do të jetë vendi i parë i NATO-s që e zotëron këtë sistem.(Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore