Pekini, hapje e mëtejshme e sektorit të shërbimeve

2019-04-11 10:46:03 CRI Komenti juaj Printoni

Nënkryetari i Bashkisë së Pekinit Yin Yong tha se ky qytet do ta zgjerojë hapjen e sektorit të tij të shërbimeve, veçanërisht të shërbimeve financiare.

Ai vuri në dukje se ky program do të fokusohet në forcimin e menaxhimit financiar.

Numri dy i bashkisë së kryeqytetit kinez u shpreh gjithashtu se përqindja e aksioneve të investorëve të huaj në sektorë si sigurimet, menaxhimi i pasurive dhe letrat me vlerë do të arrijë në 51 % këtë vit.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore