Video/  Li Keqiang-u mbërrin në Bruksel

2019-04-09 09:10:23 CRI Komenti juaj Printoni

 

Kryeministri i Kinës Li Keqiang mbërriti të hënën pasdite në aeroportin ndërkombëtar të Brukselit. Kreu i qeverisë kineze ndodhet në kryeqytetin belg për të marrë pjesë në takimin e 21-të të liderëve Kinë-BE.

Li Keqiang-u u shpreh pas mbërritjes në aeroport se Kina dhe Europa janë dy forca e dy tregje të mëdha të botës dhe janë partnere të rëndësishme. "Unë shpresoj të zhvilloj shkëmbime të thella mendimesh në frymën e respektit të ndërsjellë, të konsultimeve e të bashkëpunimit, për të arritur konsesus të gjerë lidhur me bashkëpunimin real dypalësh, për të nxitur përparime konkrete në bisedimet për marrëveshjen e investimeve Kinë-BE, për të pasuruar më tepër përmbajtjen e marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik kino-europian dhe për t'i nxitur marrëdhëniet kino-europiane të përparojnë në një nivel më të lartë dhe në një numër më të madh fushash," u shpreh kryeministri Li.

Li Keqiang-u vuri në dukje gjithashtu se pala kineze gjithmonë ka mbështetur me vendosmëri procesin e integrimit europian dhe ka përkrahur unitetin e zgjerimin e BE-së, si edhe luajtjen e një roli më të rëndësishëm nga BE-ja në çështjet ndërkombëtare. Në kushtet e tanishme, pala kineze dëshiron që, së bashku me palën europiane, të forcojë bashkërendimin dhe bashkëpunimin në çështjet ndërkombëtare, të ruajë multilateralizmin dhe tregtinë e lirë, si edhe të forcojë natyrën globale dhe strategjike të marrëdhënieve kino-europiane, duke bërë më shumë përpjekje për të forcuar paqen, qëndrueshmërinë dhe lulëzimin e botës. (Fang Xiaoyu/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore