Kryeministri kinez zotohet për nxitjen e mëtejshme të vitalitetit të tregut

2019-03-26 11:09:48 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang u zotua për nxitjen e mëtejshme të vitalitetit të tregut dhe garantimin e zhvillimit të shëndetshëm të ekonomisë kineze duke përdorur reformën dhe hapjen si një forcë lëvizëse.

Ai i tha këto në takimin me përfaqësuesit e huaj që morën pjesë në Forumin e Zhvillimit të Kinës.

Të pranishmit ishin drejtues të 500 kompanive më të mira botërore, dijetarë nga institucione të njohura studimore dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Kryeministri tha se nën presionin e ri të uljes, Kina do të vazhdojë nxitjen e kundërmasave si ulja e taksave.

Ai nënvizoi se Kina do ta forcojë mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të ligjshme të bizneseve të huaja, do të forcojë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe do të përmirësojë sistemin ndëshkues për shkeljen e këtyre të drejtave.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore