NATO shpreson anëtarësimin e shpejtë të Gjeorgjisë

2019-03-26 10:42:52 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të hënën nga Tbilisi se mbështet vullnetin e Gjeorgjisë për anëtarësimin në NATO. Ai shprehu shpresën se anëtarësimi i saj në NATO do të jetë i shpejtë.

"29 vendet anëtare kanë deklaruar qartë se Gjeorgjia do të jetë një anëtare e NATO-s dhe kjo nuk është provokim kundër asnjë vendi, por një e drejtë e një vendi sovran për të marrë një vendim."

Njëkohësisht, Stoltenberg-u i kërkoi Gjeorgjisë të vazhdojë reformat në sistemin e mbrojtjes dhe atë gjyqsor si dhe në fusha të tjera, për të përmbushur standardet e Organizatës.

Për gjendjen rajonale, Stoltenberg konfirmoi se do të aktivizohet bashkëpunimi midis aleancës dhe Gjeorgjisë për sigurinë e Detit të Zi.

Ai gjithashtu mirëpriti angazhimin e Gjeorgjisë për të shpenzuar 2 për qind të PBB-së në fushën e mbrojtjes. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore