Presidenti kinez takon kryetaren e Senatit italian

2019-03-23 10:06:56 CRI Komenti juaj Printoni

Të premten presidenti i Kinës Xi Jinping u takua në Romë me kryetaren e Senatit të Italisë Elisabetta Alberti Casellati.

Xi Jinping-u u shpreh se gjatë 50 vjetëve të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës dhe Italisë, marrëdhëniet dypalëshe janë zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme e të shëndetshme dhe të dy vendet janë bërë partnere të rëndësishme. Xi tha se qëllimi i vizitës së tij të tanishme është për të konsoliduar marrëdhëniet afatgjata, të qëndrueshme dhe strategjike mes të dy vendeve dhe për të rritur në mënyrë të gjithanshme nivelin e bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta. Pala kineze dëshiron që, së bashku me palën italiane, të respektojnë interesat e mëdha të ndërsjella, të ndërtojnë së bashku nismën "Një brez, një rrugë", të zgjerojnë bashkëpunimin në tregjet e palëve të treta, të shtojnë bashkëpunimin mes pushteteve vendore e shkëmbimet kulturore, si edhe të konsolidojnë bazën e opinionit publik lidhur me bashkëpunimin mes të dy vendeve.

Xi Jinping-i theksoi se në vitet e fundit, Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës dhe Senati i Italisë kanë themeluar mekanizmin e komunikimit të rregullt. Pala kineze përkrah shkëmbimet dhe bashkëpunimin e gjerë dhe në shumë nivele e platforma mes organeve ligjvënëse të të dy vendeve.

Kryetarja e Senatit të Italisë Elisabetta Alberti Casellati u shpreh nga ana e saj se populli italian dhe populli kinez kanë besim reciprok dhe miqësi të thellë afatgjatë, si edhe lidhje të ngushta në fushat ekonomike-tregtare, kulturore etj. "Unë jam në një mendje me vlerësimin e presidentit Xi Jinping në gazetën italiane 'Corriere della Sera' mbi miqësinë dhe shkëmbimet mijëravjeçare mes të dy vendeve", theksoi znj. Casellati. Ajo vuri në dukje se pala italiane dëshiron të forcojë bashkëpunimin mbi ndërtimin e "Një brez, një rrugë". Senati i Italisë do të forcojë shkëmbimet mes organeve ligjvënëse të dy vendeve dhe do të vazhdojë të japë kontribut për të thelluar bashkëpunimin miqësor mes Italisë dhe Kinës. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore