Kina dhe Italia angazhohen për zhvillimin më të madh të marrëdhënieve dypalëshe

2019-03-23 09:08:37 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi të premten në Romë bisedime me homologun e tij italian Sergio Mattarella. Të dy liderët ranë dakord për të nxitur së bashku zhvillimin më të madh të marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik kino-italian.

Presidenti i Kinës Xi Jinping u shpreh se të dyja palët duhet të forcojnë bashkëpunimin në fushën e ndërtimit të infrastrukturës, të porteve detare, të logjistikës dhe transportit detar, duke zbatuar më shumë projekte në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë".

Presidenti Xi Jinping theksoi gjithashtu se pala kineze është e gatshme të zgjerojë tregtinë dhe investimet, si edhe të rrisë shkëmbimet njerëzore, me palën italiane.

Presidenti italian Sergio Mattarella tha se vendi i tij mbështet nismën "Një brez, një rrugë", për të cilën ai u shpreh se është në favor të forcimit të lidhjeve mes Italisë dhe Kinës.

Italia është ndalesa e parë e turneut të vizitave të presidentit Xi Jinping në Europë, që do të përshijë edhe Monakon dhe Francën. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore