Itali, nis transmetimi i serisë së videove për citimet letrare të Xi Jinping-ut

2019-03-22 10:39:35 CRI Komenti juaj Printoni

Në prag të vizitës shtetërore të presidentit kinez Xi Jinping në Itali, nisi të enjten transmetimi i një serie videosh në platformat multimediale italiano-kineze për citimet letrare të z. Xi.

Në ceremoninë e publikimit morën pjesë drejtori i përgjithshëm i Grupit Mediatik të Kinës (CMG), Shen Haixiong, dhe presidenti i "Mediaset"-it Fedele Confalonieri.

Në fjalimin e tij, z. Shen u shpreh se gjatë historisë mbi 5000-vjeçare të qytetërimit të vet, populli kinez, nëpërmjet veprave letrare, ka shfaqur mendime të mprehta dhe të pasura për njerëzit, natyrën, familjen, atdheun, moralin, ligjin etj. Kjo është edhe një bazë e burim i formimit të mendimit të z. Xi Jinping.

Në serinë e videove janë përzgjedhur disa citime nga veprat e lashta klasike kineze të presidentit Xi në fjalimet, artikujt dhe bisedat e tij, të cilat shfaqin konceptin e qeverisjes së kreut të shtetit.

Videot filluan të transmetohen po të enjten në televizionet, aplikacionet dhe uebsajtet e konglomeratëve italianë "Mediaset" e "Class Editori", si dhe aplikacionin, uebsajtin dhe mediat sociale në gjuhën italiane të CMG-së.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore