Kina mirëpret pjesëmarrjen e Italisë në ndërtimin e "Një brez, një rrugë"

2019-03-22 10:33:42 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë Gao Feng tha se Kina mirëpret pjesëmarrjen aktivisht të Italisë në ndërtimin e "Një brez, një rrugë".

"Italia është një ndalesë e rëndësishme në Rrugën e lashtë të Mëndafshit. Ne e mirëpresim Itaninë të marrë pjesë aktivisht në ndërtimin e 'Një brez, një rrugë', e cila është një nismë e hapur dhe transparente. Ne mirëpresim më shumë vende të promovojnë shpirtin e Rrugës së Mëndafshit dhe të marrin pjesë në zbatimin e kësaj nisme, në mënyrë që të realizohet zhvillimi i përbashkët dhe të përfitojnë popujt e këtyre vendeve," tha zëdhënësi.

Tregtia dypalëshe midis Kinës dhe Italisë arriti vjet kulmin historik prej 54 miliardë dollarësh amerikanë, ose 9 për qind më shumë se në vitin 2017.

Kina është partnerja më e madhe tregtare e Italisë në Azi, ndërsa Italia është partnerja e pestë më e madhe tregtare e Kinës në BE. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore