Avionët luftarakë rusë shoqërojnë bombarduesin amerikan mbi Baltik

2019-03-22 10:29:35 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha që dy aeroplanë gjuajtës rusë "Su-27" kanë shoqëruar aeroplanin bombardues strategjik të ShBA-së "B-52" mbi ujërat asnjanëse të detit Baltik, derisa u largua nga kufiri rus.

Zëdhënësi i kësaj ministrie Dmitry Peskov tha që prania e bombarbuesve amerikanë në afërsi të kufirit rus ka krijuar tension të ri.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë theksoi në "Facebook" që aeroplanët rusë u ngritën për të identifikuar dhe shoqëruar bombarduesin amerikan pasi ishte zbuluar, "në një largësi të konsiderueshme" nga kufiri i Rusisë.

Por pala ruse nuk bëri të ditur datën e saktë të këtij incidenti.

Ditët e fundit Forcat Ajrore të ShBA-së kanë dislokuar në Evropë gjashtë aeroplanë bombardues "B-52", të cilët mund të mbajnë mbushje bërthamore, me qëllim "stërvitje fluturimi dhe integrimi", në kuadër të manovrës me aleatët rajonalë dhe partnerët e NATO-s të ShBA-së.

(Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore