Kina i shpreh pakënaqësinë serioze ShBA-së për tranzitin e planifikuar të Tsai Ing-wen-it në Havai

2019-03-22 10:00:17 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Jashtme kineze ka njoftuar se Kina i ka shprehur pakënaqësinë e vet serioze ShBA-së për tranzitin e planifikuar të lideres së ishullit të Tajvanit Tsai Ing-wen në Havai javën tjetër.

Zëdhënësi i kësaj ministrie Geng Shuang tha se parimi i "Një Kine" është pranuar gjerësisht nga bashkësia ndërkombëtare, duke shtuar se Pekini gjithmonë kundërshton organizimin e "ndalesave" të tilla nga ana e ShBA-së dhe vendeve të tjera që kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Kinën.

Ai gjithashtu i bëri thirrje ShBA-së të zbatojë parimin e "Një Kine" dhe tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane dhe të mos lejojë lideren tajvaneze "të kalojë tranzit". (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore