Xi, mesazh ngushëllimi homologut indonezian për përmbytjet

2019-03-22 09:56:00 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping i dërgoi të mërkurën një mesazh ngushëllimi presidentit indonezian Joko Widodo për fatkeqësinë e përmbytjes në provincën Papua Barat të Indonezisë.

Në mesazh, Xi Jinping-u i shpreh ngushëllime të thella në emër të qeverisë e popullit kinez, si edhe në emrin e vet personal, presidentit të Indonezisë dhe familjeve të viktimave.

Ditët e fundit, në Papua Barat ka ndodhur fatkeqësia e përmbytjes, që ka shkaktuar shumë viktima, si edhe humbje të mëdha ekonomike.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore