Xi Jinping-u fillon vizitën shtetërore në Itali

2019-03-22 08:44:50 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping arriti të enjten në Romë, duke filluar vizitën e vet shtetërore në Itali.

Kur aeroplani i posaçëm i presidentit Xi arriti në hapësirën ajrore të Italisë, u shoqërua nga dy aeroplanë luftarakë të forcave ajrore italiane. Në aeroport presidenti Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan u pritën ngrohtësisht nga ministri i Bujqësisë dhe i Turizmit i Italisë Gian Marco Centinaio (Xhan Marko Çentinajo), si edhe personalitete të tjera.

Në emër të qeverisë dhe popullit kinez, Xi Jinping-u u shprehu qeverisë e popullit italian përshëndetje të sinqerta dhe urime të përzemërta. Presidenti Xi tha se gjatë 49 vjetëve pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e Italisë, të dy vendet kanë zhvilluar pandërprerë miqësinë e bashkëpunimin dypalësh dhe marrëdhëniet kino-italiane janë bërë shembulli i marrëdhënieve ndërmjet vendeve me sisteme shoqërore, kultura e faza zhvillimi të ndryshme.

Pas vizitës në Itali, numri një i shtetit kinez do të vizitojë edhe Monakon e Francën. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore