Kina drejt konsumit vjetor të ujit nën 670 mld m3 deri në 2020-n

2019-03-22 20:18:24 CRI Komenti juaj Printoni

Kina po punon për arritjen e objektivit për mbajtjen e konsumit vjetor të ujit nën 670 miliardë metra kub deri në vitin 2020, tha të premten Wei Shanzhong, zv.ministër i Burimeve Ujore.

Konsumi vjetor i ujit është kufizuar nën 610 miliardë metra kub që nga viti 2016, tha ai, dhe Kina ka kohë që shqetësohet për një tkurrje të furnizimit me ujë që mund të rrezikojë rritjen ekonomike në të ardhmen. Sipas tij, kjo e bëri qeverinë të miratojë rregulla më të rrepta për menaxhimin e ujit.

Kina ka shfaqur përmirësimin e efikasitetit të konsumit të ujit gjatë viteve. Konsumi i ujit në Kinë për 10 mijë juanë (rreth 1,492 dollarë amerikanë) të Prodhimit të Brendshëm Bruto u ul 30 për qind në vitin 2017 në krahasim me atë të vitit 2012.

Sasia e ujit të konsumuar për 10 mijë juanë me vlerë të shtuar industriale u ul me 32.9% gjatë periudhës 2012-2017.

Kina synon ndërtimin e vendit në një shoqëri të kursimit të ujit deri në vitin 2035.

Mrekulli
Lajmet Kryesore