Kina: Mosmarrëveshja për sovranitetin e Lartësive Golan duhet të zgjidhet me bisedime

2019-03-22 20:09:16 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti amerikan Donald Trump bëri një postim në llogarinë e tij në "Twitter" se ka ardhur koha që ShBA-ja të njohë plotësisht sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë Golan. Në përgjigje të kësaj, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Geng Shuang tha të premten për sovranitetin e Lartësive Golan, Kina përkrah gjithnjë zgjidhjen e mosmarrëveshjes territoriale përmes negociatave në përputhje me rezolutat dhe rregullat përkatëse të OKB-së.

Trump shkroi gjithashtu në "Twitter" se Lartësitë Golan kanë rëndësi strategjike dhe sigurie për stabilitetin e Izrealit dhe të Lindjes së Mesme. Pas kësaj deklarate, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e falënderoi presidentin amerikan përmes një lidhjeje telefonke.

Ndërsa, BE-ja deklaroi se qëndrimi i saj mbi sovranitetin e Lartësive Golan nuk ka ndryshuar dhe nuk e njeh atë si pjesë të territorit izraelit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore