Koreja e Veriut tërhiqet nga zyra e përbashkët e ndërlidhjes me Jugun

2019-03-22 17:54:14 CRI Komenti juaj Printoni

Koreja e Veriut u tërhoq nga zyra e përbashkët ndërlidhëse me Korenë e Jugut në qytetin kufitar Kaesong, tha të premten Ministria e Bashkimit e Seulit.

Sipas ministrisë, pala verikoreane e njoftoi Korenë e Jugut mëngjesin e së premtes për këtë vendim sipas udhëzimeve të autoriteteve të larta.

Të gjithë zyrtarët e Koresë së Veriut, të cilët qëndruan në Kaesong për komunikime me homologët e Koresë së Jugut, u tërhoqën nga zyra e ndërlidhjes.

Zyra e përbashkët e ndërlidhjes u hap në Kaesong shtatorin e kaluar për të zbatuar marrëveshjen e arritur nga presidenti koreanojugor Moon Jae-in dhe udhëheqësi i lartë i Koresë së Veriut Kim Jong Un gjatë samitit të tyre të parë në prill në fshatin e armëpushimit Panmunjom.

Mrekulli
Lajmet Kryesore