Kinë, Xi thirrje për shpëtimin e sa më shumë jetëve pas shpërthimit në parkun industrial

2019-03-22 16:38:52 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping kërkoi të premten përpjekje të gjithanshme për shpëtimin e sa më shumë jetëve pasi një shpërthimi në një park industrial në provincën lindore Jiangsu, nga ku mbetën të vrarë 47 vetë dhe u plagosën rëndë 90 të tjerë.

Presidenti Xi dha udhëzimet gjatë turneut të tij jashtë vendit.

Xi tha se duhet të bëhen përpjekje të gjithanshme për kërkim-shpëtimin e të bllokuarve, të plagosurit duhet të marrin trajtim të menjëhershëm dhe duhet të bëhen sa më mirë punët e shpëtimit për të ruajtur stabilitetin shoqëror.

Ndërkohë duhet të forcohet monitorimi i mjedisit dhe paralajmërimi i hershëm për të parandaluar ndotjen e mjedisit si dhe katastrofat dytësore.

Shpërthimi ndodhi të enjten rreth orës 2:48 të drekës pas një zjarri që shpërtheu në një fabrikë kimike të vendosur në një park industrial, sipas autoriteteve lokale. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore