Mattarella: Italia e Kina përkrahin sistemin shumëpalësh ndërkombëtar

2019-03-21 16:57:12 CRI Komenti juaj Printoni

Në prag të vizitës shtetërore të presidentit kinez Xi Jinping në Itali, homologu i tij italian Sergio Mattarella i dha medias kineze një intervistë, ku u shpreh se marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik midis Italisë e Kinës kanë një bazë të fortë. Ai shprehu shpresën se vizita e presidentit Xi Jinping do të nxitë zhvillimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.

Tani Italia është partnerja e pestë më e madhe tregtare e Kinës në Bashkimin Europian dhe Kina është partnerja më e madhe tregtare e Italisë në Azi. Në vitin 2018, vëllimi i tregtisë dypalëshe arriti në 54 miliardë e 230 milionë dollarë amerikanë, duke u rritur 15 % në krahasim me vitin 2017. Njëkohësisht, eksportet italiane në Kinë u rritën mbi 20 %. Presidenti Mattarella u shpreh se marrëdhëniet ekonomiko-tregtare janë guri i themelit i marrëdhënieve italiano-kineze. Sipas mendimit të tij, shtimi pandërprerë i tregtisë, bashkëpunimit e investimeve dypalëshe tregon se të dy vendet kanë besim në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

"Për një kohë të gjatë, Italia e ka konsiderur Kinën jo vetëm si një nga partneret më të rëndësishme tregtare, por edhe si një motor të tregtisë globale. Si vend anëtar themelues i BE-së, Italia e përkrah me vendosmëri sistemin tregtar shumëpalësh," tha kreu i shtetit italian.

Duke folur për bashkëpunimin kulturor midis dy vendeve në kornizën e nismës "Një brez, një rrugë", Mattarella tha se ky bashkëpunim ka një potencial të madh dhe mund të nxitë zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Presidenti Sergio Mattarella vuri në dukje gjithashtu se Italia e Kina kanë ruajtur bashkëpunimin e mirë në kuadrin e G20-së dhe kanë qëndrim të njëjtë për sa i përket problemit të reformës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në të ardhmen, të dy vendet duhet të forcojnë dialogun dhe duhet të njohin më mirë qëndrimet dhe shqetësimet e njëri-tjetrit, duke nxitur bashkëpunimin mes tyre në fusha të shumanshme, theksoi z. Mattarella. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore