Mbahet dialogu mes mediave kineze dhe italiane

2019-03-21 11:22:07 CRI Komenti juaj Printoni

Më 20 mars u mbajt në Muzeun Kombëtar të Artit të Shekullit të 21-të të Italisë (MAXXI) në Romë dialogu mediatik Kinë-Itali me temën "'Një brez, një rrugë' dhe bashkëpunimi mes mediave kineze dhe italiane", i organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG).

Në këtë veprimtari ishin të pranishëm zv.drejtori i Departamentit të Publicitetit të Partisë Komuniste të Kinës Jiang Jianguo dhe afro 200 veta të tjerë, si përfaqësues të mediave kryesorë, gazetarë, ekspertë në fushën e medias etj.

Në fjalimin e tij, z. Jiang u shpreh se, në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë", Kina dhe Italia kanë zhvilluar bashkëpunim pragmatik. Të dy vendet janë anëtarë themelues të Bankës Aziatike të Investimeve Infrastrukturore dhe kanë pasur arritje pozitive në fusha si ndërtimi i porteve dhe zhvillimi në tregjet e palëve të treta.

Numri dy i Departamentit të Publicitetit të PKK-së shprehu bindjen e tij për arritjen e konsensusit të rëndësishëm mes dy vendeve gjatë vizitës së presidentit të Kinës Xi Jinping në Itali. Sipas tij, ky konsensus do të luajë rol orientues për bashkëpunimin e ardhshëm dypalësh lidhur me ndërtimin e "Një brez, një rrugë", si edhe do të sjellë mundësi të reja për shkëmbimet mes mediave kineze e italiane.

Z. Jiang Jianguo propozoi që mediat e të dy vendeve të krijojnë një mekanizëm të rregullt shkëmbimesh e bashkëpunimi, të ndajnë përvojat me njëri-tjetrin dhe të krijojnë një atmosferë miqësore për të nxitur bashkëpunimin Kinë-Itali.

(Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore