"Cainiao" e "Alibaba"-s nënshkruan marrëveshje me shërbimin postar të Spanjës

2019-03-21 11:01:13 CRI Komenti juaj Printoni

Kompania logjistike kineze "Cainiao" ka nënshkruar një partneritet të ri strategjik me shërbimin postar kombëtar të Spanjës për të shpejtuar transportin ndërkufitar të mallrave të këtij vendi.

Të dy palët do t'i ndihmojnë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme spanjolle që të përshpejtojnë dërgimin e pakove brenda Europës.

Ato do të ofrojnë shërbimet e ruajtjes, klasifikimit, transportit dhe dorëzimit përfundimtar të mallrave.

Nismat e reja përfshijnë edhe shfrytëzimin e ndërtesave të banimit, të zyrave dhe të 5000 kutive të vetëmarrjes së postës në tërë vendin si pika shpërndarjeje.

Aktualisht, pakot e dërguara nga Kina arrijnë në Spanjë mesatarisht brenda dhjetë ditëve.

Duke përdorur të dhënat e mëdha për të parashikuar nevojat, "Cainiao" u mundëson afro 90% të artikujve më të kërkuar që të arrijnë në destinacionet kryesore, si Madridi, brenda tre ditësh.

Marrëveshja shënon një hap drejt arritjes së objektivit të "Cainiao"-s për dërgimin global të pakove brenda 72 orëve.

Muajin e kaluar, "Cainiao" deklaroi se do të punojë me operatorët postarë kombëtarë të Rusisë për të ofruar dërgimin brenda një dite të mallrave të prodhuara nga Kina në Moskë dhe disa qytete të tjera të mëdha ruse.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore