"Geobrugg" mirëpret ligjin e ri të investimeve të huaja të Kinës

2019-03-21 10:46:37 CRI Komenti juaj Printoni

Grupi zviceran "Geobrugg" thotë se ligji i ri i investimeve të huaja është një hap i madh përpara për biznesin e vet në Kinë.

Që nga viti 1995, dega e "Geobrugg"-ut në qytetin kinez Chengdu ka prodhuar e instaluar rrjeta prej teli çeliku me qëndrueshmëri të lartë në hidrocentralet, autostradat e hekurudhat e Kinës.

Menaxheri i përgjithshëm i kësaj dege Yuan Zhenhua u shpreh se ligji i ri do t'u ofrojë atyre një platformë më të gjerë financimi.

Yuan tha se kompania pret që ky ligj të sjellë më shumë përfitime e rezultate pozitive dhe shtoi gjithashtu se tregu kinez është zhvilluar shumë shpejt në dy dekadat e fundit.

"Geobrugg" ka vendosur të shtojë investimet, teknologjinë e importet në Kinë. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore