Kinë, rriten çmimet e produkteve bujqësore

2019-03-21 10:00:26 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas të dhënave zyrtare, çmimet e produkteve bujqësore në Kinë vazhduan të rriten javën e kaluar.

Çmimi i përgjithshëm i produkteve bujqësore u rrit 1.6 për qind gjatë kësaj periudhe.

Çmimi mesatar i shitjes me shumicë të 30 llojeve të perimeve u rrit 2.2 për qind.

Javën e kaluar çmimi i shitjes me shumicë të mishit të derrit u rrit 7.7 për qind dhe i vezëve 0.5 për qind, krahasuar me një javë më parë.

Ushqimi zë rreth një të tretën e treguesit të çmimeve të konsumit të Kinës.

Ky tregues pati një shtim 1.5 për qind në shkurt me krahasim me të njëjtën periudhë të vjetshme, nga 1.7 për qind në janar. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore