Kina bën thirrje që më shumë vende t'i kushtojnë rëndësi Afrikës

2019-03-21 09:48:08 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës ritheksoi qëndrimin e vet mbi bashkëpunimin Kinë-Afrikë dhe bëri thirrje që më shumë vende t'i kushtojnë rëndësi Afrikës.

Zëdhënësi Geng Shuang i bëri këto komente në përgjigje të akuzave të pabazuara se investimet kineze në Kenia, sidomos hekurudha Mombasa-Najrobi, do ta futin këtë vend afrikan në borxh.

Duke iu referuar fjalëve të presidentit të Kenias, Geng theksoi se "hekurudha është një nga projektet më ambicioze infrastrukturore në Afrikë dhe ka sjellë ndryshime të mëdha në jetën e popullit kenian".

Zëdhënësi tha se popujt afrikanë janë ata që mund t'i vlerësojnë më mirë rezultatet e projekteve të bashkëpunimit Kinë-Afrikë.

"Kina do të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin me vendet afrikane në fusha të ndryshme në kornizën e nismës 'Një brez, një rrugë' dhe do të arrijë përparim në zbatimin e rezultateve të Samitit të Pekinit të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë në vitin 2018 dhe të konsensusit të arritur ndërmjet udhëheqësve të Kinës dhe vendeve afrikane. Kina është e vendosur për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik kino-afrikan."

Zëdhënësi i diplomacisë kineze bëri thirrje gjithashtu edhe që më shumë vende t'i kushtojnë rëndësi Afrikës, të investojnë në Afrikë dhe të bashkëpunojnë me Kinën për të ndihmuar në paqen, qëndrueshmërinë dhe lulëzimin e Afrikës. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore