Kinë-ShBA, së shpejti bisedimet e reja tregtare 

2019-03-21 20:51:00 CRI Komenti juaj Printoni
Kina dhe ShBA-ja do të mbajnë dy raunde të reja të konsultimeve tregtare të nivelit të lartë në Pekin dhe Uashington në fund të marsit dhe në fillim të prillit, njoftoi të enjten Ministria e Tregtisë e Kinës.

Përfaqësuesi amerikan i Tregtisë Robert Lighthizer dhe Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin do të vizitojnë Pekinin nga data 28 deri 29 mars për të marrë pjesë në raundin e tetë të konsultimeve tregtare të nivelit të lartë Kinë-ShBA, tha zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë së Kinës Gao Feng.

Zv.kryeministri kinez Liu He do të kryesojë një delegacion kinez në Uashington në fillim të prillit për të marrë pjesë në raundin e nëntë të bisedimeve tregtare, sipas zëdhënësit Gao Feng.

Gao gjithashtu konfirmoi se kohët e fundit, Liu He ka zhvilluar disa raunde bisedimesh telefonike me Lighthizer dhe Mnuchin.

Mrekulli
Lajmet Kryesore