Libri "Qeverisja e Kinës" na ndihmon për të kuptuar rrugën e Kinës

2019-03-21 20:37:21 CRI Komenti juaj Printoni

Me rastin e nisjes të enjten (21 mars) të vizitave të presidentit kinez Xi Jinping në 3 vende europiane, me ndalesë të parë Italinë, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) ka prodhuar një seri videosh në italisht me titull

"Citimi i veprave klasike kineze nga presidenti Xi Jinping".

Videot u publikuan zyrtarisht në kanalet televizive, faqet e internetit dhe aplikacionet e celularit të të dy konglomeratëve mediatik më me ndikim në Itali - "Mediaset" dhe "Class Editori".

Në vëllimin e parë dhe të dytë të librit të presidentit Xi "Qeverisja e Kinës" janë përmbledhur idetë, teoritë e reja të udhëheqësit më të lartë të Kinës mbi çështjet kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat aktualisht janë përkthyer në 24 gjuhë të huaja dhe shitur në mbi 160 vende dhe rajone. Është një ndër veprat më me ndikim e liderëve kinezë jashtë vendit gjatë 40 viteve të Reformës dhe Hapjes. Seritë e videove të CMG-së të bazuara në fjalime, artikuj dhe mendime të Xi Jinping-ut, "Citimi i veprave klasike kineze nga presidenti Xi Jinping", u përkthyen në anglisht, japonisht, koreanisht, spanjisht, italisht dhe versione të tjera shumëgjuhëshe, duke mbuluar një audiencë ndërkombëtare prej mbi 100 milionë ndjekësish.

Gjatë takimeve të mëparshme të lexuesve në Romë, pjesëmarrësit nga fusha politike, e biznesit, akademike dhe e botimit u shprehën se si një nga liderët me më shumë ndikim në botën e sotme, libri "Qeverisja e Kinës" ka ndezur një dritë për bashkësinë ndërkombëtare për kuptimin e zhvillimit të Kinës. Në libër paraqitet ndërtimi i "komunitetit të fateve të përbashkëta të njerëzimit", duke riorganizuar rendin ndërkombëtar. Mençuritë e tjera kineze dhe shumë ide për qeverisjen e vendit, qeverisjen globale etj., kanë vlera praktike shumë të rëndësishme.

Libri "Qeverisja e Kinës" u përhap në botë pasi lexuesit e vendeve të ndryshme panë se rruga e zhvillimit të Kinës për qeverisjen kombëtare dhe globale pasqyron ndjekjen universale të vlerave në shoqërinë njerëzore.

Xi Jinping ka shprehur disa herë se "dëshira e njerëzve për një jetë më të mirë është qëllimi i punës sonë". Kjo fjali e thjeshtë shpjegon qartë thelbin e të menduarit të presidentit Xi që mban popullin në qendër.

Libri në versionin italisht fitoi "Çmimin e Veçantë për Veprat e Huaja" të çmimit prestigjoz për letërsinë "Cesare Pavese". Juria u shpreh se temat e përshkruara në librin rreth qeverisjes së vendit janë temat e Kinës dhe gjithashtu të mbarë botës. Vendet me sisteme të ndryshme shoqërore dhe faza të ndryshme të zhvillimit mund të frymëzohen nga ky libër për zhvillimin e tyre dhe përparimin e botës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore