Kina, e gatshme për një nivel të ri bashkëpunimi ekonomiko-tregtar me Francën

2019-03-21 19:43:07 CRI Komenti juaj Printoni
Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës Gao Feng tha të enjten në Pekin se Kina është e gatshme të punojë me Francën për thellimin e mëtejshëm dhe zgjerimin e fushave të bashkëpunimit për një nivel të ri në bashkëpunimin ekonomiko-tregtar dypalësh.

Në konferencën e shtypit, ai nënvizoi se vitet e fundit, bashkëpunimi dypalësh ekonomiko-tregtar mes Kinës dhe Francës është thelluar vazhdimisht. Në vitin 2018, vëllimi i tregtisë dypalëshe arriti në 62.9 miliardë dollarë, një rritje prej 15.5%, duke shënuar një rekord historik.
"Në thelb, tregtia dypalëshe është e ekuilibruar dhe eksporti i produkteve franceze si prodhimet bujqësore, farmaceutike, kozmetike dhe veshjet e markave të njohura është rritur me shpejtësi. 69 kompani franceze morën pjesë në Ekspozitën e Parë Ndërkombëtare të Importit të Kinës dhe xhiroja u rendit në vendin e dytë mes vendeve europiane. Në dy muajt e parë të këtij viti, vëllimi i tregtisë dypalëshe arriti në 10.6 miliardë dollarë, një rritje prej 19.4% në krahasim me vitin e kaluar, ndër të cilat importet e Kinës nga Franca u rritën me 42.2%."
Të dhënat tregojnë se rrjedha e zhvillimit të investimeve dypalëshe është e mirë. Franca është investitorja e katërt më e madhe e BE-së në Kinë dhe destinacioni i tretë më i madh i investimeve të Kinës në BE. Në vitin 2018, investimet direkte të Francës në Kinë dhe ato të Kinës në Francë u rritën respektivisht me 28% dhe 12%. Që nga janari i këtij viti, investimet dypalëshe kanë mbledhur mbi 40 miliardë dollarë.
Gao shton se Kina është e gatshme të punojë me Francën për ta çuar bashkëpunimin e ndërsjelltë ekonomik dhe tregtar në një nivel të ri.
Mrekulli
Lajmet Kryesore