Vihen në përdorim dy satelitë kinezë të vëzhgimit të Tokës

2019-03-21 18:55:51 CRI Komenti juaj Printoni

Dy satelitë kineze të vëzhgimit të Tokës, "Gaofen-5" dhe "Gaofen-6" nisën shërbimin zyrtarisht të enjten pas përfundimit të provave në orbitë.

Gjatë testimeve, dy satelitët ofruan të dhëna të sakta për monitorimin e mjedisit, burimet natyrore si dhe disa fatkeqësi natyrore, sipas Administratës Shtetërore të Kinës për Shkencë, Teknologji dhe Industri për Mbrojtjen Kombëtare (SASTIND) dhe Administratës Kombëtare Hapësinore të Kinës (CNSA).

Zv.drejtori i Ministrisë së Ekologjisë dhe Mjedisit të Kinës, Liu Hua, tha se sateliti "Gaofen 5" mund të ofrojë të dhëna të cilësisë së lartë për monitorimin e mjedisit, eksplorimin e burimeve dhe parandalimin e zbutjen e katastrofave në Kinë.

"Sateliti që nisi sot zyrtarisht përdorimin është me rëndësi të madhe për monitorimin dinamikisht të gjendjes së ndotjes së aerosoleve, grimcave PM2.5, dioksidit të azotit, dioksidit të squfurit dhe ozonit në atmosferën e Kinës, por gjithashtu mund të sigurojë mbështetje të besueshme për të dhënat mbi ndotësit si dioksidi i karbonit dhe metani, për të ofruar të dhënat për pakësimin e shkarkimit të gazrave serrë, përveç rolit të rëndësishëm në monitorimin e kushteve mjedisore ekologjike siç janë bimësia, informacione minerale dhe zona mbrojtëse ekologjike natyrore."

Zv.ministri i Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, Zhang Kejian dhe kreu i SASTIND dhe CNSA-së, tha në një konferencë shtypi se pas nisjes së satelitit "Gaofen-7" këtë vit, Kina do të përfundojë ndërtimin e sistemit të vëzhgimit të Tokës me shtatë satelitë hapësinorë me qartësi të lartë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore