Presidenti italian: Vizita e Xi-së tregon respekt të ndërsjellë dhe marrëdhënie të qëndrueshme

2019-03-21 18:38:41 CRI Komenti juaj Printoni

Vizita e presidentit kinez Xi Jinping do të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe për dy vendet, u shpreh pala italiane.

Presidenti i Italisë Sergio Mattarella tha se Italia dhe Kina kanë pasur një gamë të gjerë të shkëmbimeve që nga lashtësia, sepse dy vendet kanë qytetërime të mëdha dhe fuqi kulturore.

Vitin e ardhshëm, dy vendet festojnë jubileun e 50-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Presidenti italian tha se vizita e udhëheqësit kinez do të hedhë dritë mbi drejtimin e ardhshëm të marrëdhënieve.

Për bashkëpunimin ekonomiko-tregtar, Mattarella tha se Italia dhe komuniteti më i gjerë europian duhet të angazhohen në dialog me Kinën.

"Marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare janë gurthemeli i lidhjeve midis Kinës dhe Italisë. Rritja e vazhdueshme në tregtinë dypalëshe, bashkëpunimin dhe investimet midis kompanive në dy vendet tregon besimin tonë në zhvillimin e lidhjeve të ndërsjellta. Për një kohë të gjatë, Italia e ka parë Kinën jo vetëm si një nga partneret e saj më të rëndësishme tregtare, por edhe si një motor të tregtisë ndërkombëtare. Italia i përmbahet një sistemi tregtar të vërtetë, të hapur dhe shumëpalësh".

Të dhënat zyrtare tregojnë se tregtia dypalëshe arriti një rekord prej 54 miliardë dollarë amerikanë në 2018-n, pavarësisht ngadalësimit të ekonomisë globale.

Deri tani, mbi 1,600 kompani italiane kanë investuar në Kinë.

(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore