Presidenti kinez niset nga Pekini drejt Europës

2019-03-21 16:09:39 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping u largua të enjten nga Pekini për vizitat shtetërore në Itali, Monako dhe Francë.

Me ftesë nga presidenti i Italisë Sergio Mattarella, princi i Monakos Albert II dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron, presidenti kinez Xi Jinping do të bëjë vizita zyrtare në këto tre vende nga 21 deri më 26 mars.

Në këtë tur, presidenti Xi Jinping shoqërohet nga bashkëshortja e tij znj. Peng Liyuan, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, sekretari i Sekretariatit Qendror njëherësh drejtor i Zyrës Qendrore Ding Xuexiang, anëtari i Këshillit të Shtetit dhe drejtori i Zyrës Qendrore të Punëve të Jashtme të PKK-së Yang Jiechi, këshilltari i Shtetit i Kinës, njëherësh ministër i Jashtëm Wang Yi dhe nënkryetari i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez dhe kreu i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe të Reformës të Kinës, He Lifeng. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore