Gates: ShBA-ja dhe Kina, vende udhëheqëse në fushën e inteligjencës artificiale

2019-03-20 11:01:53 CRI Komenti juaj Printoni

Foto arkivi: themeluesi i kompanisë "Microsoft" Bill Gates

Themeluesi i kompanisë "Microsoft" Bill Gates thotë se ShBA-ja dhe Kina janë vende udhëheqëse në teknologjitë e inteligjencës artificiale dhe nuk ka kufij ndërmjet tyre në zhvillimin e kësaj fushe.

Ai u shpreh se "Microsoft"-i ka një zyrë në Pekin dhe "Google" ka një laborator në Pekin, ndërsa disa nga studimet më të mira në botë në fushën e teknologjisë së inteligjencës artificiale zhvillohen në Universitetin Tsinghua po në Pekin.

Vendosja e kufijve në studimin e inteligjencës artificiale do të jetë "shumë e vështirë dhe mjaft problematike", shtoi Bill Gates. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore