Ministri: Rusia do të vazhdojë ta përkrahë qeverinë siriane në luftën antiterroriste

2019-03-20 10:36:32 CRI Komenti juaj Printoni

Rusia do të vazhdojë ta përkrahë qeverinë siriane në luftën kundër terrorizmit, tha të martën ministri i Mbrojtjes i Rusisë Sergey Shoygu, që ndodhet për vizitë të Siri.

Gjatë bisedimeve të tij me presidentin sirian Bashar al Asad u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe dhe gjendjen e fundit në Siri.

Ndër të tjera, Asadi tha se veprimet e përbashkëta ushtarake e politike dhe bashkërendimi i nivelit të lartë midis dy vendeve janë kyçe për luftën antiterroriste në Siri.

Nga ana e tij, Shoygu tha se Rusia do t'i ofrojë mbështetje Sirisë për çlirimin e të gjithë territorit të vet dhe për mbrojtjen e tërësisë territoriale, të sovranitetit e pavarësisë. Me ndihmën e Rusisë, Siria ka pasur përparime të dukshme në goditjen kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ka penguar përhapjen e tij. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore