Aplikacionet kineze të celularëve gjejnë popullaritet jashtë vendit

2019-03-20 10:19:05 CRI Komenti juaj Printoni

Një eksperte amerikane u shpreh se aplikacionet kineze të celularëve po fitojnë gjithnjë e më shumë popullaritet te përdoruesit e huaj, për shkak të funksioneve të veçanta dhe të dobishme.

Sara Hsu është profesore e asociuar e ekonomisë pranë Universitetit Shtetëror të Nju-Jorkut. Ajo përdor aplikacionet kineze "WeChat" dhe "Alibaba".

"Mendoj se popullariteti ka shumë të bëjë me imigracionin kinez në botë. Tjetra arsye është se ato janë shumë të volitshme. Ato mund të të ndihmojnë në kryerjen e pagesave në disa sekonda dhe në videomontazh. Prandaj ato janë përhapur gjerësisht", tha Sara Hsu.

"TikTok", që njihet në Kinë si "Douyin", një aplikacion për redaktimin dhe shpërndarjen e videove, është ndër më të shkarkuarit nga përdoruesit e celularëve në Kinë dhe vende të tjera vitet e fundit.

Hsu shpjegon se çfarë e dallon "TikTok"-un dhe aplikacione të tjera kineze nga konkurrentët:

"Ato aplikacione që janë të suksesshme edhe jashtë vendit, janë në gjendje të përmbushin kërkesat e njerëzve që jetojnë jashtë Kinës. Pra, ato mund t'u ofrojnë shërbime përdoruesve jokinezë ose përdoruesve kinezë jashtë vendit. Përveç kësaj, ato po futen në treg në një kohë të përshtatshme. Për shembull, 'TikTok'-u, pavarësisht se doli në një kohë kur kishte aplikacione të tjera për redaktimin e videove, kishte tipare të veçanta, me një pamje dhe përvojë të re, si dhe një mënyrë reagimi që e bënë atë mjaft tërheqës për përdoruesit. Besoj se këto janë disa nga sekretet."

Dy versione të "Douyin"-it mund të gjenden në vende si Japonia, Tajlanda, Vietnami dhe Indonezia, duke mbuluar mbi 150 vende e rajone të botës. Njoftohet se ato zënë vendet e para të shkarkimeve në celular në më shumë se 40 vende.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore