Barnier-i: BE-ja duhet të llogarisë kostot dhe përfitimet nga shtyrja e "Brexit"-it

2019-03-20 09:12:30 CRI Komenti juaj Printoni

Kryenegociatori i BE-së për "Brexit"-in Michel Barnier thotë se një zgjatje e afatit për largimin e Britanisë do të kishte kuptim vetëm nëse rrit mundësitë e ratifikimit të një marrëveshjeje nga parlamenti britanik.

Duke folur para një samiti të liderëve të BE-së, Barnier-i vuri në dukje se duhet të krahasohen kostot ekonomike dhe politike të një vonese për BE-në, përkundër përfitimeve të mundshme.

Ai theksoi gjithashtu se qeveria dhe parlamenti britanik duhet të vendosin sa më shpejt për hapat e ardhshëm.

Gati tre vjet pasi britanikët votuan për t'u larguar nga BE-ja, një gjë e tillë është i pasigurt dhe kryeqytetet evropiane po i bëjnë trysni kryeministres Theresa May për të përcaktuar lëvizjet e saj të ardhshme. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore