2019-03-20 20:10:34 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk shprehu të martën "solidaritet të fortë dhe të vazhdueshëm" me Irlandën lidhur me çështjen e "Brexit"-it, përmes një deklarate lëshuar pas takimit të tij me kryeministrin irlandez Leo Varadkar në Dublin.
Në deklaratën e publikuar nga zyra e shtypit e qeverisë irlandeze, thuhet se në takim, dy krerët diskutuan mes të tjerash zhvillimet e fundit të "Brexit"-it.
"Presidenti Tusk shprehu solidaritetin e fortë dhe të vazhdueshëm me Irlandën të Këshillit Europian dhe liderëve europianë", thuhet në deklaratë duke shtuar se "palët ranë dakord se ka ardhur momenti për të parë propozimet e Londrës përpara takimit të Këshillit Europian në Bruksel të enjten."
"Ndërkohë, përgatitjet vazhdojnë në Irlandë dhe në të gjithë Bashkimin Europian për një skenar pa marrëveshje, i cili do të kishte pasoja serioze për palët e përfshira", vijoi deklarata.