Kina kundërshton me forcë përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë

2019-03-20 19:56:18 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Wu Haitao tha të martën se Kina kundërshton fuqishëm përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë dhe mjetet e tyre të shpërndarjes.

"Kina ka përmbushur në mënyrë të vazhdueshme dhe rigoroze detyrimet e saj ndërkombëtare për mospërhapjen, është angazhuar në zgjidhjen politike të çështjeve të nxitjes së mospërhapjes si dhe ka dhënë një kontribut pozitiv në këtë drejtim", tha Wu në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për mospërhapjen e Armëve të Shkatërrimit në Masë.

"Kina është e gatshme të thellojë më tej bashkëpunimin me komitetin (Komiteti 1540 i Këshillit të Sigurimit themeluar në pajtim me Rezolutën 1540) dhe do të vazhdojë të punojë me vendet e tjera për të dhënë një kontribut pozitiv në përsosjen e praktikës ndërkombëtare të mospërhapjes dhe për paqen e sigurinë e vazhdueshme për të gjithë ", tha ai. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore