Kryediplomati kinez: Vizita e presidentit Xi në Evropë, nxitje partneritetit strategjik dypalësh

2019-03-19 10:52:24 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti Xi Jinping ka zgjedhur Evropën për të bërë vizitën e parë jashtë vendit për këtë vit, gjë që mishëron rëndësinë e madhe që Kina i kushton Evropës, tha të hënën ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi.

Në një konferencë shtypi pas bisedimeve me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë Federica Mogherini, Wang Yi vuri në dukje se diplomacia e udhëheqësve ka luajtur një rol të rëndësishëm në drejtimin strategjik të marrëdhënieve kino-evropiane. Pavarësisht nga ndryshimet e situatës ndërkombëtare, pala kineze e ka konsideruar BE-në si partnere të rëndësishme strategjike dhe u ka dhënë marrëdhënieve me Brukselin përparësi në diplomacinë e saj.

Kryediplomati kinez vuri në dukje gjithashtu tha se ky turne i presidentit Xi në tre vende evropiane do t'i japë një impuls të ri partneritetit të gjithanshëm strategjik kino-evropian, do t'i sjellë qëndrueshmëri situatës ndërkombëtare në ndryshim dhe do t'i japë energji pozitive mbrojtjes së multilateralizmit. Njëkohësisht, me ndërthurjen e nismës "Një brez, një rrugë" me strategjinë e ndërlidhshmërisë Evropë-Azi të BE-së, kjo vizitë e presidentit Xi do të jetë në ndihmë edhe të rritjes së vazhdueshme të ekonomisë globale. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore