Markat e huaja të automjeteve ulin çmimet në Kinë pas premtimeve për shkurtim taksash

2019-03-19 10:04:17 CRI Komenti juaj Printoni

Një numër markash të huaja automjetesh kanë ulur çmimet e produkteve të tyre në Kinë, pasi qeveria deklaroi që do ta ulë tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSh) për industrinë e prodhimit.

Disa marka luksoze automjetesh, si "Mercedes-Benz", BMW dhe "Volvo", kanë deklaruar uljen e çmimeve, nga 10 mijë deri në 60 mijë juanë.

Wu Yi, drejtori i shitjeve i një kompanie të tregtimit të automjeteve me qendër në Pekin, u shpreh:

"Ne rregulluam çmimin orientues të ofruar nga prodhuesit e automjeteve të shtunën. Unë mendoj se kjo lëvizje do të promovojë shitjen e makinave në një periudhë afatgjatë."

Në një raport të punës qeveritare, kryeministri kinez Li Keqiang tha se Kina do ta ulë nivelin e tanishëm të TVSh-së prej 16% për industrinë e prodhimit dhe industri të tjera në 13 % qysh nga 1 prilli.

Vitin e kaluar shitja e automjeteve në Kinë pati një ulje vjetore 3 % dhe tregu i automjeteve ishte në gjendje trysnie edhe në dy muajt e parë të këtij viti.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore