Universiteti i Makaos krijon bazë studimore në Zonën e Madhe të Gjirit

2019-03-18 11:45:43 CRI Komenti juaj Printoni

Universiteti i Makaos ka krijuar bazën e parë studimore që lidh industrinë dhe universitetin në Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong - Hong-Kong - Makao.

Sipas një marrëveshjeje të nënshkruar midis Universitetit dhe Komitetit të Menaxhimit të Zonës së Re Hengqin të Zhuhai-t, baza do të ketë pesë qendra studimore dhe një tjetër qendër për trajnimin e profesionistëve të financave dhe të biznesit.

Hengqin-i do t'i ofrojë Unversitetit të Makaos 10 mijë metra katrorë tokë për ndërtimin e bazës dhe 100 milionë juanë fonde për të mbuluar shpenzimet fillestare.

Kjo bazë do të ndërtohet në tre faza.

Faza e parë, që përfshin ndërtimin e një qendre kërkim-zhvillimi prej 2 300 metrash katrorë, ka përfunduar.

Grupi i parë i projekteve studimore do të zhvendosen këtu në korrikun e sivjetshëm.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore