Hammond-i: Marrëveshja e "Brexit"-it nuk ka mbështetjen e mjaftueshme

2019-03-18 11:39:46 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri britanik i Financave Philip Hammond tha se qeveria ende nuk ka mbështetjen e mjaftueshme nga ligjvënësit për të fituar një votim parlamentar mbi marrëveshjen e "Brexit"-it, por shtoi se një "numër i konsiderueshëm kolegësh" po mendojnë për ta mbështetur planin.

Këtë javë, kryeministrja Theresa May pritet ta çojë marrëveshjen e saj në parlament për një votim të tretë, por Hammond thotë se votimi do të kryhet vetëm nëse qeveria parashikon një fitore.

"Ne do ta çojmë këtë marrëveshje vetëm kur të jemi bindur që mjaft nga kolegët tanë dhe DUP-i (Partia Unioniste Demokratike) do ta mbështesin, për të kaluar kështu në parlament. Ne nuk do të vazhdojmë ta paraqesim atë nëse nuk kemi përparime. Por ajo që po ndodh që prej së martës së kaluar është që një numër i konsiderueshëm kolegësh, duke përfshirë edhe disa të rëndësishëm që kanë folur në publik, i kanë ndryshuar mendimet e tyre dhe kanë marrë vendim që alternativat janë aq të pakëndshme, saqë, pas reflektimit, po mendojnë se marrëveshja e kryeministres është rruga më e mirë për 'Brexit'-in," thotë Hammond.

Për miratimin e marrëveshjes së kryeministres May duhet që 75 deputetë ta ndryshojnë votën e tyre, pas votimit kundër nga 230 deputetë në janar dhe nga 149 më 12 mars. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore