Kinë, zgjerohet sektori i postës së shpejtë

2019-03-18 10:59:55 CRI Komenti juaj Printoni

Sektori i postës së shpejtë i Kinës vazhdoi të zgjerohet gjatë dy muajve të parë të këtij viti, duke arritur të ardhura prej 95 miliardë juanësh, 20% më shumë në krahasim me dy muajt e parë të vitit të kaluar.

Vëllimi i dorëzimit të pakove u shtua 22 %, duke arritur në më shumë se 7 miliardë. Vetëm në shkurt, të ardhurat e këtij sektori u rritën 21%, duke kapur vlerën 35 miliardë juanë.

Vëllimi i shërbimit të postës së shpejtë ndërkufitare u rrit 9.9 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me 180 milionë pako të dorëzuara.

Kina planifikon ta zgjerojë rrjetin e postës së shpejtë dhe të përmirësojë sistemin kompjeterik, shërbimet dhe ndërlidhjen ndërkombëtare deri në vitin 2020.

Të ardhurat vjetore të këtij sektori parashikohet të arrijnë sivjet 800 miliardë juanë. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore