Teknologjia moderne i ndihmon fermerët kinezë në punët e pranverës në bujqësi

2019-03-18 10:54:20 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria kineze e Bujqësisë dhe e Punëve Rurale ka caktuar një fond prej 18 milionë juanësh për blerjen nga fermerët kinezë të makinerive bujqësore dhe për të ndihmuar në punimin e 9 milionë hektarëve ara me makineri moderne.

400 konte pilot do të kenë mbështetje të plotë me makineri për punët bujqësore gjatë kësaj pranvere.

Kultivatorët rrotullues do të përdoren gjerësisht nëpër provincën Jiangxi.

Fermeri vendor Lou Zhuyun tha që makinat e reja mund të punojnë tokat e buta të orizit dhe të kontrollojnë thellësinë e plugimit:

"Orizi ynë do të ketë përqindje më të lartë mbirjeje dhe do të marrim më shumë prodhim."

Provinca Heilongjiang po promovon konceptin e bujqësisë së zgjuar këtë vit.

Mbi 200 milionë juanë janë investuar në të dhënat e mëdha, rreth 33 % më shumë sesa vitin e kaluar.

(Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore