FMN-ja: Tregu i bonove, i rëndësishëm për integrimin financiar të Kinës në ekonominë globale

2019-03-18 10:44:38 CRI Komenti juaj Printoni

Një zyrtar i Fondit Ndërkombëtar Monetar është shprehur se tregu i bonove luan një rol të rëndësishëm për integrimin më të madh financiar të Kinës në ekonominë globale.

Përfaqësuesi i lartë i përhershëm i Fondit Ndërkombëtar Monetar në Kinë Alfred Schipke i bëri këto komente duke folur për të ardshmen e tregut të bonove të Kinës.

Kina tani ka tregun e tretë më të madh të bonove në botë, i cili arriti në 90 trilionë juanë në fund të vitit të kaluar. Rreth 2 trilionë juanë prej tyre mbaheshin nga investitorët globalë.

Bonot e emetuara nga qeveria kineze dhe bankat e politikave do të përfshihen në Treguesin e Përgjithshëm Global të Bonove Bloomberg Barclays duke filluar nga muaji i ardhshëm, për një periudhë 20-mujore. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore